Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se sot një dekadë që kur dialogu Kosovë-Serbi filloi me shpresa, e që pikërisht në këtë ditë do të takohen në BE këshilli për punë të jashtme, përcjell InLajmi.
Sipas Hoxhajt përveç temave të tjera, në këtë takim do të ketë kohë për të biseduar se “nuk ka përparim” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo marrëdhënie “është çështje komplekse”.
Tutje ai ka shkruar se çdo kohë e humbur, është kohë e humbur për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Sot takohen në BE Këshilli për Punë të Jashtme në Bruksel ku ndër çështjet tjera do të gjejnë kohë për të konkluduar se “nuk ka përparim” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo marrëdhënie “është çështje komplekse”. Një dekadë më parë filloi me shpresa, sot çdo shpresë e vetme është zhdukur.
Kjo ka ndodhur për shkak të gabimeve të shumta të BE-së dhe Kosovës vitet e fundit, ndërsa Serbia ka qenë historikisht kundër dialogut! Serbia në këto 20 vjet ka marrë pjesë në çdo negociatë dhe dialog jo për arritur, por për të mos arritur kurrfarë marrëveshje! Çdo kohë e humbur, është kohë e humbur për Kosovën!/InLajmi/