Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 2 persona janë plagosur në Prizren, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë për Gazetën InLajmi se rasi ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” gjatë një grabitje.
Osmanollaj gjithashtu ka thënë se 2 të plagosurit janë jasht rrezikut për jetë.
“Në rrugën Adem Jashari në Prizren, gjatë një grabitje në një argjentari, janë plagosur 2 persona, për shkak të përdorimit të amrëve. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve nga mjeku kujdestar 2 të plagosurit janë jasht rrezikut për jetë”, ka deklaruar Osmanollaj. /InLajmi/