Për një qeverisje më të mirë në komunën e Prishtinës, e ka uruar Përparim Ramën, kryetarin e sapozgjedhur edhe bukuroshja Diellza Kolgeci, përcjell InLajmi
Në mesin e shumë fytyrave publike në vend që e kanë uruar Ramën për fitoren, duke shpresuar në një qeverisje të mirë dhe ndryshime në kryeqytet, ka qenë edhe Diellza.
Madje, ajo ka bërë një krahasim interesant të kryetarit Rama me politikanin kanadez nga Partia Liberale, Justin Trudeau.
Urimit, ajo ia ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet me bashkëshortin e saj, Fisnik Rugovën dhe kryetarin Rama.
“Nëse punon me zemër e mendje për popull Përparim mundesh me qenë Justin Trudeau i Kosovës”, ka shkruar ajo
/InLajmi/