2 persona kanë mbetur të plagosur gjatë një tentim grabitje në një argjendari në Prizren, teksa gjendja shëndetësore e tyre është stabile, ka njoftuar drejtori i spitalit të përgjithshëm, Afrim Avdaj
“Sapo kontaktova me mjekët kujdestar të spitalit, janë pranuar 2 të plagosur me armë zjarri, njëri i moshës 61- vjeçare, tjetri në moshën 28 -vjeçare”, ka thënë Avdaj.
Ai ka theksuar se gjendja e tyre është stabile, përcjell KlanKosova.tv
“Të 2 janë me lëndime me armë zjarri, njëri është me lëndim në këmbë, kurse pacienti tjetër i është nënshtruar ekzaminimit në tomografi dhe do të trajtohet më tej”, nuk mund të konsiderohet që janë jashtë rrezikut për jetë, por gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Avdaj.