Policia e Kosovës ka njoftuar se në ora 09:30 sot ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, saktësisht në rrugën Nëna Terezë, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësia e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare është plagosur një person dhe I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Gjithashtu Ahmeti ka thënë se lidhur me këtë rast është indentifikuar I dyshuari I cili është në kërkim nga ana e policisë.
“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/