Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitare i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë 36 pacientë, përcjell InLajmi.
Sipas SHSKUK-së, 13 pacientë janë konfirmuar me koronavirus, 23 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor post-Covid.
Ndërsa 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe një në mjekim internsiv.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univerisitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë nga Covid-19.
13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 23 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë /InLajmi/