Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se janë duke punuar në Projektligjin për Paga .
Ai tha për Front Online, se Qeveria synon përgatitjen e një serie të dëgjimeve politike që ky ligj të hartohet në mënyrë të duhur.
“Grupi punues aktualisht është duke punuar në Projektligjin për Paga, i cili pasi të hartohet do të dërgohet për konsultime paraprake dhe konsultime publike. Qeveria synon përgatitjen e një serie të dëgjimeve publike, me qëllim që ky ligj të hartohet në mënyrë të duhur dhe të zgjidhë problemet në term afatgjatë”, ka thënë Kryeziu.