Nga rundi i parë i këtyre zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 17 Tetor u zgjodhën 17 kryetarë komunash, ndërsa në 21 komuna të tjera qytetarët do të votojnë sërish për të zgjedhur prijësit e tyre për katër vitet e ardhshme.
Ashtu si në rundin e parë edhe në pesë ditët e fushatës në këtë rund të 2-të u vërejt një fushatë më ndryshe sesa në zgjedhjet e tjera për shkak të pandemisë COVID-19.
Fushata zgjedhore në këto 2 palë zgjedhje u koncentrua nëpër rrjete sociale më shumë sesa në tubime me grumbullime të mëdha njerëzish.
Fushata për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga e hëna e 8 Nëntorit deri të premten e 12 Nëntorit.
