• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 24 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

“Hallakamë” në Beograd, protestuesit: Murali i Mlladiqit duhet të rrëzohet

V E nga V E
13 November 2021
në Rajon
0 0
0
“Hallakamë” në Beograd, protestuesit: Murali i Mlladiqit duhet të rrëzohet
0
SHPERNDARJE
76
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Disa organizata joqeveritare, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë protestuan të shtunën, më 13 Nëntor në Beograd, duke kërkuar heqjen e një murali kushtuar kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mladiq, që është vendosur në një fasadë në qendër të kryeqytetit serb.

Protesta “Murali duhet të rrëzohet”, që u mbajt disa qindra metra larg nga murali kushtuar Mladiqit, është një prej shumë tubimesh që qytetarët dhe OJQ-të kanë organizuar, pasi policia pengoi aktivistët që dëshironin të ngjyrosin mbi muralin në Ditën Ndërkombëtare Kundër Fashizmit, më 9 Nëntor.

Organizatorët e protestës thanë se është koha që shteti i Serbisë të ndalojë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, për të cilin Ratko Mladiq, si gjeneral i Ushtrisë së Republika Srpska, u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë. Protestuesit po ashtu kërkuan që Serbia të ndryshojë qëndrimin ndaj krimeve të luftës, “t’u ngrehë monumente viktimave, jo kriminelëve”.

“Kurrë nuk do ta harrojmë gjenocidin në Srebrenicë” është panoja që mbajnë anëtaret e grupit “Gratë në të Zeza”. Beograd, 13 Nëntor 2021.

Ndonëse ishte paralajmëruar se pjesëmarrësit në protestë, pas fjalimeve, do të drejtoheshin në rrugën Njegosheva, ku është murali i Ratko Mladiqit, nga ky plan, është hequr dorë për arsye sigurie.

“Ka shumë policë, ka shumë djathtistë. Ne jemi njerëz të mirë dhe nuk duam të ndodhë ndonjë incident”, u tha të pranishmëve, aktivistja për të drejtat e njeriut Aida Çoroviq.

Më 9 nëntor, Çoroviq u arrestua sepse hodhi vezë në muralin e Ratko Mladiqit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë nga Gjykata e Hagës.

Gjatë protestës, siç raportuan gazetarët e Radios Evropa e Lirë, policia përmes një kordoni ndau djathtistët nga protestuesit.

Mbështetësit e të djathtës brohoritën mesazhe mbështetjeje për Mladiqin dhe fyen protestuesit që po kërkojnë heqjen e muralit. Ndërkaq, protestuesit në anën tjetër, i kanë quajtur të djathtët “fashistë”.

Murali me portretin e Mladiqit për katër muaj po qëndron në fasadën e një ndërtese që gjendet në kryqëzimin e rrugëve “Njegosheva” dhe “Aleksa Nenadoviqit”.

Një autor i panjohur e pikturoi muralin në fund të korrikut të këtij viti, një muaj pasi gjykata në Hagë konfirmoi burgimin e përjetshëm ndaj Ratko Mladiqit më 8 qershor. Shpjegimi i policisë për ndalimin e tubimit të 9 nëntorit, në të cilin ishte paraparë që të pikturohej murali, ishte se ekzistonte rreziku i konfliktit fizik të ndërsjellë (përkrahësve dhe kundërshtarëve të tubimit të paralajmëruar) dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Më 10 nëntor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se policia i ka mbrojtur qytetarët nga konfliktet e ndërsjella. Koalicioni qeverisës në Serbi, i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiqit, nuk e pranon që gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Zyrtarët e lartë shtetërorë thonë se një “krim i tmerrshëm” ndodhi në Srebrenicë

Tags: BeogradProtestaRatko Mladiqi
Postimi i mëparshëm

Merkel obligon vaksinimin, pasi Gjermania po përballet me valë të re të infektimeve

Postimi tjetër

Ngjarje e rëndë në Tiranë, vriten 2 persona!

Të ngjajshme Postime

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
Shqipëri

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh
Shqipëri

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Shqipëri

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

28 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
Postimi tjetër
Ngjarje e rëndë në Tiranë, vriten 2 persona!

Ngjarje e rëndë në Tiranë, vriten 2 persona!

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu