Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj një djalë ka sulmuar me thikë djalin e axhës, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se i dëmtuari ka marrë tretman mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ferizaj 12.11.2021 – 05:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar me thikë djalin e axhës, viktimën mashkull kosovar. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/