• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 27 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Evropa epiqendra e koronavirusit, ja disa shtete që i kanë rikthyer kufizimet

J G nga J G
13 November 2021
në Bota
0 0
0
Pasojat afatgjata tek të sëmurët me koronavirus, zbulohet arsyja
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Evropa është sërish epiqendra e pandemisë së koronavirusit, ku disa shtete po rivendosin masa kufizuese me qëllim që të frenojnë rritjen e re të rasteve me COVID-19.

Pavarësisht niveleve të larta të vaksinimit dhe sistemeve të mira të kujdesit shëndetësor, rastet me koronavirus në Evropë janë rritur që prej fillimit të Tetorit dhe tani niveli i rasteve është më i lartë se që prej fillimit të pandemisë.

Në shtatë ditët e fundit, mbi 2.1 milionë raste janë regjistruar në Evropë, duke e thyer rekordin me më së shumti raste, që ishte shënuar në javën e parë të nëntorit të vitit 2020.

Pesë shtete – Britania, Gjermania, Rusia, Turqia dhe Ukraina – së fundmi kanë shënuar rritje të rasteve me COVID-19 për më shumë se 50%.

Numri i vdekjeve po ashtu është rritur. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se numri i viktimave javën e kaluar është rritur për 10% dhe vdekjet në baza ditore janë mbi 4,000.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) më 12 Nëntor tha se situata po vazhdon të përkeqësohet dhe futi nëntë shtete – Poloninë, Holandën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Estoninë, Greqinë, Hungarinë dhe Slloveninë – në kategorinë e shteteve me shqetësimin më të lartë.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se rritja e infeksioneve po ndodh për shkak të variantit më infektues Delta, ndryshimit të stinëve dhe imunitetit në rënie nga vaksinat.

Shtetet evropiane po i përgjigjen në forma të ndryshme kësaj vale të re të pandemisë. Qeveria holandeze më 12 Nëntor njoftoi për izolim të pjesshëm për 3 javë, ndërkaq kancelari austriak, Alexander Schallenberg njoftoi se personat e pavaksinuar në 2 rajone të shtetit nga 15 Nëntori do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike.

Austria është duke përjetuar një prej shpërthimeve më serioze të virusit në Evropën Perëndimore, së bashku me Gjermaninë, që ka raportuar rekord infeksionesh në ditët e fundit.

Christian Drosten, kreu i virologjisë në spitalin Charite të Berlinit, tha se Gjermania duhet që shumë shpejt ta rrisë nivelin e vaksinimit, që aktualisht është 67%. Por, zyrtarët kanë hequr dorë nga vaksinimi i detyrueshëm dhe duan që të shmangin çdo masë izoluese.

Prandaj, Gjermania dëshiron që të rihapë qendra të vaksinimit në mbarë shtetin që njerëzit të mund të marrin doza përforcuese të vaksinimit, ndërkaq Instituti Robert Koch ka lëshuar një thirrje urgjente që “ngjarjet e mëdha të pezullohen kurdo që munden apo të shmangen, dhe që të gjitha kontaktet jothelbësore të ulen”.

Franca së fundmi ka njoftuar se personat mbi 65 vjeç duhet të marrin dozë përforcuese të vaksinës në mënyrë që të mund të marrin pasaportë shëndetësore. Italia po ashtu po zgjeron dhënien e vaksinave përforcuese dhe po bën thirrje që personat që ende nuk janë imunizuar, ta bëjnë një gjë të tillë.

Në Rusi, ku numri i vdekjeve në baza ditore më 12 Nëntori tejkaloi shifrën prej 1,200 për të katërtën ditë me radhë, qeveria ka dërguar në parlament 2 projektligje që do të detyrojnë qytetarët që të kenë pasaporta shëndetësore në mënyrë që të kenë qasje në restorante dhe transportin publik.

Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatë e apelit ka lënën në fuqi vendimin për të pezulluar një urdhër për kompanitë me 100 apo më shumë punëtorë që t’u kërkojnë vaksina apo testime të rregullta kundër COVID-19 punëtorëve të tyre, përcjell REL.

Gjykata e Apelit në Nju Orllins të Luizianës, konfirmoi vendimin e saj të mëparshëm, pavarësisht qëndrimit të administratës së presidentit, Joe Biden që një vendim i tillë do të mund të çojë në vdekjen e dhjetëra apo qindra personave.

Tags: EvropaKoronavirusiMasat anti-Covid
Postimi i mëparshëm

Ferizajasi sulmon me thikë djalin e axhës, dërgohet në mbajtje

Postimi tjetër

Sulmohet drejtori i Urbanizmit në komunën e Vushtrrisë

Të ngjajshme Postime

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare
Bota

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës
Bota

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Maratona e Pogradecit/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do të bllokohen
Bota

Maratona e Pogradecit/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do të bllokohen

25 July 2025
Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike
Bota

Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike

25 July 2025
Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes
Bota

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

23 July 2025
Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit
Bota

Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

23 July 2025
Postimi tjetër
Sulmohet drejtori i Urbanizmit në komunën e Vushtrrisë

Sulmohet drejtori i Urbanizmit në komunën e Vushtrrisë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu