4 persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku që ndodhi këtë të shtunë rreth orës 17:30.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, shkruan frontal.
“Rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, segmenti Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe tri vetura. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e trafikut për kontrollin e autostradës është marrë me procedurat në vendngjarje”.