Ibrahim Bajraktari ka 13 vite që jeton në Francë. Por, sa herë përmendet vendlindja, ai ka një emocion të veçantë.
Bajraktari është nga Batllava e Podujevës. Ai ka treguar për #Gjesi se tash e sa vite vjen nga Franca në Kosovë për të votuar. Ai shpreson që një ditë fëmijët e tij të kthehen në Kosovë.
Ai thotë se ka dëshirë të dëgjojë mirë për Kosovën, por deklaron se kur i shikon debatet televizive, i dëgjon disa analistë duke përdorur shprehje banale.
E për këtë, ai ka kritikuar gazetarët Milaim Zeka e Valon Syla.