Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë pasi u godit me veturë gjersa ishte duke e vozitur biçikletën, përcjell InLajmi.
Nga lëndimet e rënda trupore, ka ardhur deri tek vdekja e viktimës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën “Faik Konica”, në Gjakovë.
“Ju njoftojmë se sot me datë 12.11.2021 rreth orës 12: 00 minuta në Rr. Faik Konica në Gjakovë ka ndodhë një aksident trafiku ,në mes një veture dhe një ngasësi të biçikletës, me lëndime të rënda trupore si pasojë ka ardhë deri te vdekja e ngasësit të biçikletës”, thuhet në njoftimin e policisë./InLajmi/