Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në pyll duke prerë një lis, lisi është rrëzuar dhe e ka zënë viktimën duke e lënë të vdekur, përcjell InLajmi.
Policia ka raportuar se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësit përkatëse, ku mjeku kujdestar ka raportuar vdekjen e viktimës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Stupeq i Madh, Pejë, 11.11.2021 – 11:49. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke prerë një lis në pyll, dyshohet se lisi është rrëzuar e ka zënë viktimën, duke e lënë të vdekur. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar IML për Obduksion. /InLajmi/