Shqipëria ka pësuar disfatë të thellë ndaj Anglisë me rezultat 5-0 në Wembley.
Të gjithë 5 golat e ndeshjes u realizuan në 45 minutat e parë, gjersa në 45 minutëshin e 2, Anglia uli tempon e lojës dhe portat mbetën të paprekura.
Harry Kane realizoi ‘hat-trick’, gjersa 2 golat e tjerë i shënuan Harry Maguire e Jordan Henderson.
Me këtë humbje, Shqipëria edhe matematikisht humbet gjasat për një kualifikim të mundshëm në Botërorin e ardhshëm, pasi tashmë Anglia dhe Polonia kanë avantazhin e mjaftueshëm që i bën 2 skuadrat si fituese të grupit.
Me një ndeshje të mbetur deri në fund, Anglia renditet lidere e grupit me 23 pikë të mbledhura, gjersa Polonia renditet e 2 me 20 pikë të mbledhura, kurse Shqipëria mbetet me 15 sosh, skruan Lajmi.net

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria do të luajë për ‘prestigj’ ndaj Andorrës, kurse Anglia do të luajë ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, si dhe Polonia ndaj Hungarisë.