Rreth orës 16:08 të së premtes një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë.
Sipas raportimit të Qendrës Europiano-Mesdhetare të Sizmiologjisë epiqendra ishte Bulqiza, 37 kilometra larg kryeqytetit, raporton Euronews.
Vitet e fundit Shqipëria është tronditur nga disa tërmete, ku më i madhi u regjistrua më 26 nëntor 2019. Nga ky tërmet humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.