Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rhode, është takuar sot me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ku diskutuan për përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën drejt BE-së, përcjell InLajmi.
Ambasada gjermane shkruan se sa i përket liberalizimit të vizave, Gjermania e ka futur në agjendën e BE-së atë gjatë presidencës së saj në vitin 2020.
“Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ambasadori Rohde nënvizoi se Gjermania e ka vënë çështjen e liberalizimit të vizave në agjendën e BE-së gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së në vitin 2020”, thuhet në postimin e ambasadës gjermane./InLajmi/