Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prizren është rrëzuar nga kulmi i shtëpisë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë i njëjti ishte në vendin e punës dhe ka pësuar lëndime pas rrëzimit, ku edhe është dërguar në QKUK si dhe gjendja e tij është e rëndë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Kobaj, Prizren, 11.11.2021 – 11:10. Viktima mashkull kosovar, deri sa ishte në vendin e punës është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe është lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/