Nga dita e hënë 15 Nëntor çdo pjesëmarës në trafikun rrugorë, duhet të ketë pajisjet dimërore në automjetin e tij, përcjell InLajmi.
Çdo vozitës duhet të i vendos gomat e dimrit, të cilat janë të dizajnuara veçanarishtë për dimër.

Kjo është e detyrueshme për secilin person që posedon automjetë dhe vozitë në trafiku.
Këtë e bënë të detyrueshme Ligji për rregullat e trafikut rrugor, saktësisht Neni 227 pika e parë.
Ligji për rregullat e trafikut rrugor, Neni 227 pika e parë thotë se nga 15 Nëntori deri më 15 Mars çdo automjetë që merr pjesë në trafikun rrugor duhet t’i ketë pajisjet dimërore. /InLajmi/






















