Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku ka pritur sot në takim, Ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, përcjell InLajmi.
Ministrja Gexha Bunjaku ka falënderuar Ambassoren Butel për gatishmërinë dhe mbështetjen e pakursyer të Francës ndaj Republikës së Kosovës gjatë pandemisë Covid-19.
Gjatë takimit është biseduar për situatën rreth koronavirusit, procesin e vaksinimit dhe përgjigjien e përbashkët ndaj sfidave që ka shkaktuar pandemia në sistemin shëndetësor dhe shërbimet vitale për qytetarët.
Ministrja Gexha Bunjaku dhe Ambasadorja Butel janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik./InLajmi/