Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke qëndruar në Parisë për të marrë pjesë në Samitin e Paqes, transmeton InLajmi.
Gjatë kësaj, Kurti është takuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ku kanë biseduar për çështje të ndryshme e ndër to edhe nevoja për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti në margjina të Forumit të Paqes në Paris për të diskutuar bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe progresin urgjentisht të nevojshëm në dialogun Beograd – Prishtinë. Ngritëm diskutimet për integrime evropiane, diskutuam për takimin e radhës të Këshillit për Punë të Jashtme për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm bilateral”, ka shkruar Borrelli në Twitter. /InLajmi/