Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 14 Nëntor ta mbështetin partinë e tij, në raundin e 2-të të zgjedhjeve komunale në vend, përcjell InLajmi.
‘’Prandaj, le të bëhemi bashkë të dielën për fitoren e radhës, në numrin 177, për të qeverisur në 4 vjetët e ardhshme, bashkë për Kosovën!’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Më 14 Nëntor, na duhet mbështetja e juaj, e tillë si në raundin e parë – kur tejkaluat barrierat partiake dhe votuat kandidatët e PDK-së, për ta fituar qeverisjen e mirë në Prizren, Vushtrri, Malishevë e Klinë, ashtu si në Drenas, Kaçanik, Shtime e Dragash, me kryetarë që punojnë ndershmërisht dhe për të gjithë.
Prandaj, le të bëhemi bashkë të dielën për fitoren e radhës, në numrin 177, për të qeverisur në 4 vjetët e ardhshme, bashkë për Kosovën!/InLajmi/