• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 1 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Gjermanët përkrahin vaksinimin e detyrueshëm anti-Covid

J G nga J G
12 November 2021
në Bota
0 0
0
Gjermanët përkrahin vaksinimin e detyrueshëm anti-Covid
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjermani shifrat e infektimeve po shënojnë shifra rekod. Të premten Instituti Robert Koch (RKI) bëri të ditur se janë regjistruar 48.640 infektime, kurse një ditë më parë u arrit një shifër rekord prej 50.196 të infektuarve me virusin Corona. Incidenca shtatëditore në vend ka arritur po ashtu një nivel tjetër rekord prej mbi 249 të infektuar në 100.000 banorë.

Si pasojë e përkeqësimit dramatik të gjendjes, Këshilli Gjerman i Etikës rekomandon që të rishikohet mundësia e vaksinimit të personave që punojnë në profesione të caktuara.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale, Këshilli tani rekomandon, pa asnjë votë kundër dhe me tre abstenime, rishikimin e shpejtë dhe marrjen e një vendimi për vaksinimin e detyrueshëm për personat që punojnë me grupet e rrezikuara nga virusi Corona”, kumtoi Komisioni, i cili është edhe këshilldhënës i qeverisë gjermane.

Ndryshimi dramatik i disponimit

Si koalicioni qeveritar në largim ashtu edhe koalicioni i mundshëm i socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve e kanë refuzuar deri tani mundësinë e futjes së vaksinimit me detyrim. Por në popull mund të vërehet ndryshimi i disponimit. Në një sondazh të Institutit YouGov, të bërë me kërkesën e Agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një shumicë e madhe e të anketuarve janë për vaksinim me detyrim. 44% e të anketuarve janë të mendimit se vaksinimi me detyrim duhet të futet për të gjithë në Gjermani, me synim imunizimin kundër këtij virusi të rrezikshëm.

24% të tjerë mendojnë se vaksinimi me detyrim duhet të futet për disa grupe të njerëzve që punojnë në profesione të caktuara, si personat që kujdesen për të moshuarit apo ata që punojnë në spitale. Ndërsa vetëm 27% janë kundër vaksinimit të detyrueshëm në përgjithësi.

Edhe kjo dëshmon se në Gjermani ka ndryshuar shumë disponimi. Pak ditë pas vaksinimeve të para në fund të dhjetorit të vitit 2020, 56 % e të anketuarve nga YouGov ishin kundër vaksinimit të detyrueshëm, ndërsa vetëm 33 % ishin pro. Por asokohe nuk është kërkuar mendimi i të anketuarve për vaksinimin e grupeve të caktuara.

Problemet e politikës

Përkeqësimi i dukshëm i gjendjes dhe rekordete vazhdueshme të infektimeve me virusin Corona kanë shtuar presionet edhe ndaj politikanëve. Në vazhdën e negociatave për krijimin e koalicionit të ri qeveritar, Partia Socialdemokrate (SPD), Të Gjelbrit dhe liberalët (FDP) janë detyruar të rishqyrtojnë dhe ndryshojnë Ligjin për mbrojtje nga infeksionet.

Me këtë çështje po merret tani edhe Bundestagu. E për këtë çështje pritet të deklarohet edhe kandidati për kancelar Olaf Scholz. Scholz dhe partnerët e mundshëm në koalicionin e ardhshëm qeveritar janë akuzuar nga përfaqësuesit e partive CDU/CSU për reagime joadekuate ndaj situatës gjithnjë e më të vështirë me virusin Corona, përcjell DW.

Kryetari i grupit parlamentar të liberalëve Marco Buschmann thotë: “Ne po ankorojmë masa në paketën e re të cilat deri tani nuk kanë ekzistuar fare”. Partnerët e mundshëm kanë bërë të ditur se me 25 nëntor nuk do të vazhdojnë gjendjen epidemiologjike në gjithë vendin – që është në kundërshtim me vullnetin e kancelares në detyrë Angela Merkel (CDU) dhe kryeministrit të Bavarisë Markus Söder (CSU), por edhe të shumë politikanëve të tjerë të Unionit. Përfaqësuesit e koalicionit të ri të mundshëm duan të fusin rregulloren 3G në vendin e punës (pra që në vendin e punës të mund të shkojnë vetëm personat e vaksinuar, shëruar në gjashtë muajt e fundit apo të testuar). Duan të fusin detyrimin e testimeve për personat që punojnë në shtëpitë e të moshuarve si dhe kthimin e testeve falas për qytetarët.

Tags: GjermaniaKoronavirusiVaksina anti-Covid
Postimi i mëparshëm

Deputetja e PDK-së e lëshon mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian

Postimi tjetër

Shqipëria në Wembley, do të luajë kundër Anglisë

Të ngjajshme Postime

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima
Bota

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë
Bota

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator
Bota

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma
Bota

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë
Bota

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë
Bota

Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

28 July 2025
Postimi tjetër
Shqipëria në Wembley, do të luajë kundër Anglisë

Shqipëria në Wembley, do të luajë kundër Anglisë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 1 gusht ndër vite?

1 August 2025
Pite shtëpie me kos – Të buta, të ngrohta plot shije

Pite shtëpie me kos – Të buta, të ngrohta plot shije

1 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot me diell

1 August 2025
9 mënyra për të tërhequr shpirtin binjak në jetën tënde

9 mënyra për të tërhequr shpirtin binjak në jetën tënde

1 August 2025
2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

31 July 2025
Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Prishtina e pafat, Larne kualifikohet tutje në Conference League

Prishtina e pafat, Larne kualifikohet tutje në Conference League

31 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu