Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 22:30 mbrëmë në lagjen Kodra e Trimave ka ndodhur një aksident trafikur ku kanë qenë të përfshira 3 vetura, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësia e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8-të persona.
“Mbrëmë rreth orës 22:30, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira 3 automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 8-të persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/