Ish-ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj, ka reaguar ndaj Qeverisë pas vendimit pas vazhdimit të shtesave për mantelbardhët prej 10%, përcjell InLajmi.
Zemaj këtë vendim e ka quajtur si ofendim me lëmoshë ndaj punëtorëve shëndetësorë.
Më pas Zemaj shkruan se kjo qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Dinjiteti i mantelbardhëve – heronjve tanë, as nuk shitet e as nuk blihet.
Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve, respektivisht heronjve të kohës, të cilët me vetëmohim po vazhdojnë luftën me armikun global Covid-19.
Pra, kjo qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në vend, duke vazhduar ofendimin me lëmosh të caktuar në emër të shtesës prej 10 për qind./InLajmi/