Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij holandez, Mark Rutte, deklaroi se vende si Franca, Gjermania apo Holanda janë gati për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare dhe Shqipëria të nisë rrugën e gjatë të negociatave për integrimin në Bashkimin Evropian, por ngërçi është krijuar nga Bullgaria.
“E dimë që Holanda është gati për t’u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare, por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë”, tha Rama, përcjell A2CNN.
“E falënderoj kryeministrin holandez që është angazhuar për ta zgjidhur këtë çështje përpara se të mblidhet Këshilli Evropian në dhjetor”, shtoi kryeministri shqiptar.