Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ku vizituan shtatoret e heronjëve në Sheshin “Fehmi Lladrovci”, përcjell InLajmi.
Lladrovci ka shkruar për themeluesit e PDK-së, duke thënë se ata janë personalitet që historia ka rezervuar për ta vend të posaçëm dhe të papërsëritshëm.
Postimi i plotë i tij:
Sot, pata kënaqësinë të pres Endrit Thaçin, me ç’rast vendosëm kurora me lule dhe shprehem nderim pranë shtatoreve të heronjve tanë në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.
Themeluesit e UÇK-së, njëherësh themeluesit e PDK-së, janë personalitete që historia ka rezervuar për ta vend të posaçëm dhe të papërsëritshëm.
Faleminderit Endrit. Vlerat ecin gjeneratë pas gjenerate!/InLajmi/