Kryeministri i vendit Albin Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen. Tha se ka mjaftueshëm vaksina për të gjithë. Sot në vend u konfirmua se është prezent edhe varianti Delta
“Është bërë një javë pa asnjë të vdekur në Kosovë dhe ky është një fakt që na gëzon të gjithëve”, tha Kurti duke folur për Covid-19.
“Është e domosdoshme që të kemi kujdes, ta mbrojmë vetën dhe njëri-tjetrin. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës që të vaksinohen”, tha Kurti në ATV
Varianti Delta Plus i COVID-19 i cili ka filluar të përhapet në shumë shtete tjera, është identifikuar edhe në Kosovë.
Ky variant është vlerësuar si më i transmetueshëm se ai Delta, e po ashtu bart të njëjtin rrezik për shtrimin në spitale.