Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, 193 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke e ndjekur trajnimin ushtarak bazë për tu bërë ushtarë të Kosovës, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e FSK-së bëhet e ditur gjithashtu se rekrutët e gjeneratës së dytë për vitin 2021 të përzgjedhur nga jeta civile, në fund të muajit Dhjetor do bëjnë betimin për të qenë pjesë e FSK-së, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake.
Ndërsa gjatë trajnimit 9 javor, rekurtët do kenë testime të njëpasnjëshme teorike dhe fizike me qëllim që të aftësohen dhe familjarizohen sa më shumë më rregullat, detyrat dhe jetën ushtarake.
Njoftimi i plotë i FSK-së:
FSK-së po i shtohen edhe 193 ushtarë
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, 193 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) janë duke e ndjekur trajnimin ushtarak bazë për tu bërë ushtarë të Kosovës.Rekrutët e gjeneratës së dytë për vitin 2021 të përzgjedhur nga jeta civile, në fund të muajit dhjetor do bëjnë betimin për të qenë pjesë e FSK-së, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake.Gjatë trajnimit 9 javor rekurtët do kenë testime të njëpasnjëshme teorike dhe fizike me qëllim që të aftësohen dhe familjarizohen sa më shumë më rregullat, detyrat dhe jetën ushtarake./InLajmi/