Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës, dhe 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 1.719 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466 Në total numri i rasteve aktive është 447. /InLajmi/