Zyrtarja e Nismës, Albulena Balaj-Halimaj ka dalur në mbështetje të kandidatit të LVV-së për Prizrën, Mytaher Haskukës për zgjedhjet e balotazhit të cilat pritet të mbahen me 14 Nëntor, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në facebook nga Haskuka ka falënderuar Balaj-Halimaj duke thënë se gratë në politikë janë të guximshme dhe parimore, që sipas tij njëra nga ato është edhe Albulena.
Postimi i plotë i tij:
E falënderoj Albulena Balaj – Halimaj, për mbështetjen e sinqertë në balotazhin e 14 nëntorit. Prizreni nuk kthehet mbrapa dhe reformat do të vazhdojnë. Gratë në politikë janë të guximshme dhe parimore, Albulena është njëra nga ato.
Albulenë, respekt për guximin, sinqeritetin dhe parimet tuaja!
#SkaKthimMbrapa
#BashkeQeverisim 144 /InLajmi/