Yllka Gashi, ylli i kinematografisë shqiptare, merr edhe një çmim tjetër ndërkombëtar.
Aktorja nga Kosova, Yllka Gashi, ka marrë bujë të madhe përmes filmit “Zgjoi” më portretizimin e Fahrije Hotit.
Gashi ka marrë çmimin si aktorja më e mirë në rol kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës.
Ky është çmimi i tretë i Gashit, derisa para disa ditëve kishte fituar çmimin e aktores më të mirë në Festivalin Spanjoll “Seminci”.
Së fundmi, kinemaja “Cinneplex” ka njoftuar se filmi “Zgjoi” është duke thyer rekorde në shikueshmëri, me mbi 10 mijë bileta të shitura, shkruan KultPlus.
Filmi që ka për bazë historinë e Fahrije Hotit, gruas që ngriti biznesin e ajvarit në Krushë të Madhe, tashmë ka marë shumë shpërblime edhe në nivel ndërkombëtar, sikurse që është duke u shfaqë në rrjete të kinemasë, poashtu në nivel ndërkombëtar.
Filmi është propozuar nga Kosova edhe për çmimin prestigjioz Oscar. Rolin e Fahrije Hotit e luan aktorja Yllka Gashi, e cila së fundi edhe u shpërblye për rolin më të mirë në Festivalin e Filmit në Spanjë.