Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka qëndruar sot në lagjen Hajvalia në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar se është mirëpritur nga qytetarët atje me dashamirësi dhe se gatishmëria e tyre tejkalon dëshirat për ndryshimet në këtë lagje.
Ndryshe Arben Vitia është lindur e rritur në këtë lagje.
Postimi i plotë i tij:
Në lagjën Hajvalia u prita me shumë dashamirësi. Disa prej tyre janë fqinjë të lagjes, në të cilën jam lindur e rritur.
Për ndryshimet që do të bëhen në këtë lagje të cilën të gjithë e kemi ëndërruar për më mirë, do të angazhohemi bashkë.
Gatishmëria e këtyre banorëve tejkalon dëshirat për ndryshimet në këtë lagje.
Të gjithë duan një Prishtinë më të organizuar, që zgjidhë hallet për të gjithë dhe ofron mundësi të reja.
Me 14 nëntor të gjithë votojmë numrin 144./InLajmi/