Në Rusi të martën kanë humbur jetën 1.211 persona nga koronavirusi duke shënuar rekord të ri të viktimave.
Qendra e Krizës ruse tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 39.610 raste të të infektuarve.
Autoritetet spitalore raportojnë për mbingarkesë në spitale dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Sipas specialistëve të sëmundjeve infektive që punojnë me Ministrinë e Shëndetësisë të Rusisë, rreth 300.000 shtretër janë ndarë për pacientët me COVID-19.
Ata thonë se rreth 1 milion njerëz po trajtohen në baza ambulatore.
Rusia ka disa vaksina të prodhuara vetë, por vetëm rreth një e treta e popullsisë është e vaksinuar, transmeton Euronews.
Ky vend ka regjistruar më shumë se 8.87 milionë raste me COVID-19 dhe gati 250.000 viktima.