4 astronautë, që ndodheshin në kapsulën “Crew Dragon” të kompanisë “SpaceX”, janë lëshuar në mënyrë të sigurt në Gjirin e Meksikës, jo shumë larg bregdetit të Floridës, duke i dhënë fund një misioni 6-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Pajisja në të cilën ndodheshin astronautët, e quajtur “Endeavour”, u lëshua me parashutë në det sipas planit, pak pas orës 10 e 30 minuta të mbrëmjes të hënën. Lëshimi u transmetua drejtpërdrejt nga NASA, shkruan The Guardian.
Duke vepruar në mënyrë autonome, pajisja me katër anëtarë ekuipazhi brenda e filloi procesin 8-orësh të kthimit duke bërë një fluturim 90-minutësh rreth Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, transmeton Gazeta Express.
Ekuipazhi, që kaloi 199 ditë në hapësirë gjatë këtij misioni, përbëhej nga 2 astronautë të NASA-s – Shane Kimbrough dhe Megan McArthur – si dhe astronauti japonez, Akihiko Hoshide, e specialisti francez, Thomas Pesquet.
https://twitter.com/Poole_HeBad/status/1457913995860582400?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1457913995860582400%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpamje-nga-kthimi-i-astronauteve-ne-toke-pas-gjashte-muajve-ne-hapesire%2F