Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është ekzekutuar pagesa për 5.740 euro për personat të cilët kanë humbur punën gjatë pandemisë, përcjell InLajmi.
Murati ka bërë të ditur se këto subvencione do të merrën sipas masës 1.1 që është 300 euro dhe sipas masës 1.2 dhe 1.3 që është 150 euro
Postimi i plotë i tij:
Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes ekonomike.
Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50).
Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht. /InLajmi/