Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një mashkull ka infromuar se ka vërentur një trup të pa jetë në liqenin e Badovcit, përcjell InLajmi.
Sipas policisë njësia përkatëse ka nxerrur trupin e pa jetë nga uji dhe nga indentifikimet e kryera është konstatuar se trupi i pa jetë është i një femre kosovare.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në liqe kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësia përkatëse ka nxjerr trupin e pa jetë nga uji. Në bazë të identifikimit të kryer është konstatuar se trupi i pa jetë është i një femre kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/