Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, është takuar me ish-ambasadorin e Kosovës në Turqi, Ilir Dugolli, të cilit i ka përfunduar mandati i diplomatit.
Çavusoglu përmes një postimi në Twitter, e ka falënderuar Dugollin për kontributin e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Dëshiroj të falënderoj Ilir Dugollin, Ambasadorin e Kosovës, të cilit i ka përfunduar mandati në vendin tonë, për kontributin e tij në marrëdhëniet tona”, ka shkruar Çavusoglu.
https://twitter.com/MevlutCavusoglu/status/1457657299888189440