“Copë copë” , është kënga më e re e dyshes, Ledri Vula dhe Bardhi e cila është publikuar së fundmi, përcjell InLajmi.
Bashkëpunimi i Ledrit dhe Bardhit është një këngë ritmike e zhanrit hip-hop.
Muzika është realizuar nga producenti Çelik Lipa, derisa tekstin e kanë shkruar vet reperët, pra secili pjesën e tekstit të vet.
Ndryshe, kënga është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio me tekst, derisa nuk është njoftuar për detajet tjera se a do t’i realizohet së shpejti videoklip./InLajmi/