Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pritur në takim organizatat partnere të Kuvendit, raporton InLajmi.
Gjatë këtij takimi Konjufca ka thënë se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit të sistemit politik.
“Ka qenë takim i nevojshëm dhe i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, për shkak se unë besoj se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit tonë dhe sistemit tonë politik. Meqenëse edhe me Kushtetutë ne jemi demokraci parlamentare, roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror”.
“E konsideruam të nevojshme të takohemi dhe zotohem se takime si këto të mbahen sa më shpesh. Për neve është e çmueshme për arsye se ne i realizojmë objektivat tona që janë për interesin e qytetarit të Kosovës, kështu që për këto vite si institucion përfaqësues Kuvendi ka arritur që duke përfshirë shoqërinë civile ta kthejmë në nivelin e transparencës e që është ndër vendet e para në rajon”.
“Ky takim le të na shërbejë si nevojë për diskutim për atë se çka është arritur deri tash”, tha Konjufca. /InLajmi/