Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate tha se ndryshimi i pushtetit aktual që e mbyti Prizrenin është më i rëndësishëm se fitorja e një partie apo koalicioni politik, përcjell InLajmi.
Kështu është shprehur, përmes një postimi në rrjetet sociale, ish- kandidati për kryetar të Prizenit nga Nisma, gjatë një takimi që ka pasur sot me banorët e Hoçës së Qytetit dhe Poslishtit së bashku me partnerin e koalicionit, Partinë Demokratike të Kosovës, në krye me Shaqir Totaj në Prizren.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Me partnerin e kualicionit, takuam banorët e Hoçës së Qytetit dhe Poslishtit!
Ndryshimi i pushtet aktual që e myti Prizrenin, është më i rendësishëm se fitorja e një partie apo kualicioni politik, është mbrojtje e krenaris dhe dinjitetit të qytetit ton, që është nëpërkëmbur nga njerzit e papërgjegjshëm të qeveris në ikje.
Vota për Shaqën me nr 177, është mesazh i fillimit të fundit të sektit politik i cili është duke degraduar çdo vler dhe të arritur ne vendin ton.
Zafa
/InLajmi/