Policia e Kosovës ka njoftuar se se një person nga fshati Lloshkobare të Ferizajt ka qenë duke u trajtuar në QKUK pas një aksidentit të rënd, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë i njëjti është dërguar në spital me 31 Tetor ndërsa gjatë ditës së diele ka ndërruar jetë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Lloshkobare, Ferizaj, 31.10.2021 – 21:54. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me 07.11.2021 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /InLajmi/