Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Komandantin e Komandës Regjionale Perëndim (RCW) Kol.Andrea Bertazzo, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka bërë të ditur se, KFOR-i ka bërë një donacion prej 102 laptopëve.
Tutje ai ka falënderuar KFOR-in që në vazhdimësi ka ndihmuar komunën e Deçanit.
Postimi i plotë i tij:
Sot, së bashku me Drejtorinë e Arsimit dhe drejtor të shkollave të komunës së Deçanit, kemi pritur në takim Komandantin e Komandës Regjionale Perëndim (RCW) Kol.Andrea Bertazzo , së bashku bëmë pranimin e një donacion prej 102 Laptop .
Falënderoj KFOR-in, që në vazhdimësi ka ndihmuar komunën e Deçanit me investime modeste në shkolla në qerdhe, në infrastrukturë etj.
BR/InLajmi/