Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media së bashku me, kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, kanë folur lidhur me për mbështetjen e prodhuesve vendor nga Qeveria, përcjell InLajmi.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës ka falënderuar Qeverinë, për ndërmarrjen masave mbështetëse ndaj prodhuesve, masa këto që do të ndikojnë për rritjen e prodhimit vendor.
“Këto masa që i ka ndërmarr Qeveria janë të mirëseardhura. Këto do të ndikojnë në rritjen e prodhimit vendor dhe do të ndikojnë për biznes”, tha Panxha.
Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar se si të bëhet aplikimi i prodhuesve për shtesat prej 20 mijë euro.
“Masa 2.4 është masa shtesë që kanë të bëjnë në mbështetjen e kapaciteteve njerëzore, dhe ideja është që për çdo biznes ka mbështetje deri në 20 mijë euro për të shkolluar staf që merr pjesë në procesin e prodhimit. Lidhur më kushtet jemi mundur që të jetë sa më e thjesht e mundshme, pjesa e investimit duhet të jetë e ndërlidhur për shtrirjen e kapaciteteve. Aplikimi bëhet në disa faza, fillimisht është formulari dhe plotësimi i saj ku secili mund të aplikojë për shumen dhe biznesin që do të investojë. Me këto masa kemi dashur të arrijmë dy qëllime, punësimin dhe zgjerimin e bizneseve. Në kuadër të këtyre masave janë edhe ndihmesa për biznese nga gratë”, tha Murati./InLajmi/