Zëdhënësi i KQZ-së në një konferencë pëer media nga Qendra e vendvotimeve, ka njoftuar se Paneli Zgjedhor për Aknesa dhe Parashtresa ka vendosur që të rinumërohen 500 vendvotime, raporton InLajmi.
Elezi tha se ka se Paneli Zgjedhor për Aknesa dhe Parashtresapranuar 5 ankesa nga kandidatet për asambleistë në Kuvendet Komunale të Kosovës, kundër rezultateve perfundimtare të shpallura ngaana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
‘’Gjithsej janë vendvotime qu iu përkasin 22 komunave, dhe kësisoji në bazë të listës preliminare sepse do ti shikojmë edhe njëherë vendimet e PZAP-së për të parë nëse eventualisht ka pasur ndonjë lëshim teknik’’, tha ai.
Sipas kësaj liste preliminare, për rajon reth 500 vendvotime i takojnë këtyre komunave.
‘’Gjakovë 52 vendvotime që do të rinumërohen votat, Drenas 4 vendvotime, Dragash 5, Istog dhe Kaçanik nga 1 vendvotim, Fushë Kosovë 6, Kamenicë 3 vendvotime, Mitrovicë e Jugut 96, Lipjan 5, Obiliq 12, nga 18 vendvotime në Pejë dhe Rahovec, Podujevë 88, Prishtinë 7, Prizren 48, Skënderaj 1 vendvotim, në Shtime 32 , Suharekë 4, Ferizaj 19, Viti 9, Vushtrri 13 dhe Malishevë 6 vendvotime’’, tha Elezi./InLajmi/