Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh në komunën e Vushtrrisë, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të kësaj komune Ferit Idrizi.
Idrizi ka falënderuar degën e Nismas në Vushtrri për rreshtimin, e PDK-së dhe për të mirën e qytetit.
Postimi i plotë i tij:
Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe angazhimin e përgjegjësinë e lartë qytetare që duhet ta kemi, kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për qeverisjen tonë me subjektin politik NISMA Socialdemokrate.
Falënderoj Degën e NISMA-s në Vushtrri, për rreshtimin e duhur për të mirën e qytetit.
Faleminderit!
Na priftë e mbara!/InLajmi/