Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se rrugët e Kosovës po degradohen masivisht, kjo për shkak se nuk po mirëmbahen, përcjell InLajmi.
Pacolli ka shkruar se situata me rrugët e prishura në vend, po shkakton dëme të mëdha dhe po rrezikon jetët e njerëyve.
Ai ka kërkuar nga institucionet përkatëse që sa më parë të merren me këtë problem.
Postimi i plotë i tij:
Qe një vit e këndej Rrugët e Kosovës nuk po mirëmbahen dhe po degradohen masivisht. Përmbytjet e fundvitit të kaluar kanë shkatërruar shumë rrugë, ura dhe vendkalime për këmbësorë pothuajse në gjithë Kosovën. Rrugët magjistrale dhe shumë rrugë rajonale po bëhen gjithnjë e më të vështira për trafikun dhe këmbësorët.
Sinjalizimet kudo janë të dëmtuara ose nuk ekzistojnë fare. Kjo situatë është duke shkaktuar dame të mëdha dhe duke rrezikuar jetra te njerëzve. Ështe momenti i fundit që institucionet perkatëse të mirren me këtë problem!/InLajmi/