V.B, ka rënë në pranga nën dyshimin lidhur me dy pagesa të cilat është dashur të paguhen nga përfaqësuesi i një shpedicioni në Mitrovicë, ka ndërmarrë veprime të shpejta operativo-hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë.
“Pas një mori veprimesh intensive hetimore, sot me datën 08.11.2021 hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne rajon, kanë vërtetuar se i dyshuari me iniciale (V.B.) përfaqësues i shpedicionit me qellim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë”, njofton Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Me këtë rast personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrim”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë përcjell Klankosova.tv.
“Të gjitha veprimet hetimore janë realizuar në konsultim dhe bashkërendim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme se i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprat penale të lartcekura, Prokurori kompetent lëshon aktvendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orë”.




















