Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka vizituar komunën e Prizrenit, së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune Shaqir Totaj, janë takuar me qytetarët, aktivistë e përkrahës së partisë së tij, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka shkruar se qytetarët e Prizrenit janë të entuziazmuar për një qeverisje të re në Prizren.
Më pas Krasniqi ka shkruar se me Shaqir Totajn kryetar, kryeqytetit historik të Prizrenit do t’i rikthehet dinjiteti, e qytetarëve shpresa dhe përspektiva.
Postimi i plotë i tij:
Entuziazmi i qytetarëve të Prizrenit për ndryshim të qeverisjes degraduese në këtë komunë po vërehet në çdo lagje e fshat.
Atmosferë mobilizuese mbizotëroi edhe në takimet e sotme me qytetarë, aktivistë e përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës, ku të gjithë, pa dallim, janë bërë bashkë për fitoren e Shaqir Totajt, më 14 nëntor.
Me Shaqën kryetar të Prizrenit, kryeqytetit tonë historik e kulturor do t’i rikthehet dinjiteti, ndërsa qytetarëve të kësaj komune shpresa e perspektiva. Sepse, Shaqir Totaj do të qeverisë mirë, ndershëm, në mënyrë transparente dhe për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake e etnike.
#BashkePerPrizrenin
#voto177/InLajmi/